“Buzëqesh” Zidane, rikuperon dy yje për sfidën ndaj Atalantës
Real Madrid do të ketë dy sfida të rëndësishme në ditët në vijim ndaj Elches në kampionat dhe Atalantës në Champions. Merengues luajnë të shtunën në fushën e tyre në kampionat, ndërkohë që të martën e ardhshme do të luftohet kundër ekipit italian për një biletë në çerekfinalet e Champions League pas fitores 0-1 në Bergamo.
Trajneri Zinedine Zidane ka marrë dy lajme të mira ditën e sotme. Kapiteni Sergio Ramos dhe Eden Hazard kanë lënë pas krahëve problemet fizike dhe janë stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës rregullisht.
Dy rikthime të rëndësishme për “Los Blancos”. Zidane pritet t’i grumbullojë për takimin me Elchen dhe mund t’u japë disa minuta, ndërkohë që më pas mund të zbresin në fushë në duelin ndaj bergamaskëve.
KOHA JONË SONDAZH

