Bylis dhe Kastrioti ndajnë pikët mes tyre, gafë e Hidit (VIDEO)
Bylis dhe Kastrioti kanë ndarë pikët mes tyre në sfidën e javës së 26-të, duke mos shkuar përtej një barazimi 1-1. Krutanët do të kalonin të parët në avantazh që në minutën e dytë, me Indrit Prodanin që shfrytëzoi më së miri një krosim nga krahu i djathtë.
Bylis do të arrinte që të barazonte rezultatin në minutën e 19-të. Isli Hidi tentoi që të driblonte Ntephe, por ky i fundit i kuptoi mjaft mirë lëvizjen, duke arritur që të shënojë.
Me këtë barazim, Kastrioti mbetet në vendin e 7-të me 30 pikë, ndërkohë që Bylis mbetet në zonën e ftohtë me 26 pikë. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

