Bylis ndaj Tiranën, Skënderbeu fiton duelin e mbijetesës kundër Kastriotit (VIDEO)
Tirana i ka dhënë fund ecurisë së rezultateve pozitive, që e afruan edhe më tepër me vendet e para në renditje. Bardheblutë nuk kanë mundur që të shkojnë sot më shumë se një barazim pa gola në transfertën kundër Bylisit. Skuadra e Shehit nuk mundi që të zhbllokonte rezultatin pavarësisht shanseve për shënim. Një barazim që e mban Tiranën në vendin e katërt me 50 pikë, duke zbehur shanset për titullin.
Skënderbeu nga ana tjetër nuk dinë të ndalet, pasi ka fituar edhe duelin e direkt ndaj Kastriotit, në shifrat 2-0. Jean Victor dhe Kosta Vangjeli ishin autorët e golave për ekipin korçar. Skënderbeu tashmë ngjitet në kuotën e 29 pikëve, vetëm dy më pak se Kastrioti, që është skuadra e fundit që mbetet jashtë zonës së ftohtë. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

