Capello: Barcelona e Flick mund të mundet, ja avantazhi i Interit

Në prag të përballjes së madhe në gjysmëfinalen e Champions League mes Interit dhe Barcelonës, ish-trajneri i njohur Fabio Capello ka analizuar për La Gazzetta dello Sport pikat e forta dhe të dobëta të skuadrës katalanase, nën drejtimin e trajnerit gjerman Hansi Flick.
“Barcelona e Flick ka shumë cilësi dhe individualitete të rëndësishme. Luajnë një futboll më pak spanjoll sesa në të kaluarën. Trajneri gjerman preferon lojën vertikale ndaj zotërimit të pafund të topit dhe kërkon një presion të asfiksues. Kur humbasin topin, të sulmojnë menjëherë për ta rikuperuar. Kjo është forca e tyre, por edhe një nga dobësitë e tyre”.
Çelësi për Capellon?
“Sekreti është të kalosh vijën e parë të presionit: më pas hapen hapësirat dhe Lautaro me Thuram duhet të jenë të zotët për t’i shfrytëzuar ato. Po ashtu, nëse i ndalon të rikuperojnë topin menjëherë, u zbutet edhe rrezikshmëria e treshes së frikshme përpara: Yamal, Leëandoëski dhe Raphinha. Interi ka edhe një armë tjetër që mund të dëmtojë Barcelonën: goditjet standarde”.
Mbi sulmin katalanas, Capello paralajmëron për kujdes maksimal:
“Për ta ndalur duhet përqendrim ekstrem. Por nëse Interi i Tripletës e bëri ndaj Messit, mund të bëhet edhe sot ndaj Yamal. Lexoj krahasime të ekzagjeruara me Lamine: ka talent për të qenë një fitues i ardhshëm i Topit të Artë dhe më kanë thënë se është shumë i përulur, por Leo Messi ishte i veçantë që në moshën 16-vjeçare – dhe këtë e them me bindje sepse e kam parë nga afër në atë kohë”.
Capello e sheh si përparësi për Interin që ndeshjen e kthimit do ta luajë në San Siro
“Besoj se djemtë e Inzaghit mund ta menaxhojnë më mirë ndeshjen e parë si miq, me më pak presion psikologjik. E më pas, në 90 minutat vendimtare, të kenë shtytjen e San Siros në anën e tyre”. /Koha Jonë/