Capello: Juventus po fsheh të vërtetën për De Ligt!

Fabio Capello ka lënë të kuptohet se Juventus mund të jetë duke mbrojtur Matthijs de Ligt duke thënë se ai nuk ishte ende gati për të luajtur ndaj Cagliarit. Mbrojtësi holandez u transferua për 75 milionë euro gjatë verës, por u la në stol në ndeshjen e parë në vitin 2020. Ish-trajneri italian pretendon se klubi italian mund të jetë duke fshehur të vërtetën.

“Ata thonë kështu, por i duhet dhënë koha e duhur për të kuptuar sistemin dhe mentalitetin e ri”, ka shpjeguar ai për “Sky Sport”.

Capello dha një mendim të shkurtër edhe për dy blerjet e tjera të verës Rabiot dhe Ramsey: Janë dy lojtarë të mëdhenj, por ende jo në kondicionin më të mirë. Rabiot nuk ka luajtur 6 muaj, është i gjatë dhe ka nevojë për kohë për të shkëlqyer”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP