FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Capello kritikon ashpër Ronaldon: Gafë e pafalshme, nuk vihen frikacakë në mur!

Juventusi pësoi dje një eliminim tronditës nga Porto, që luajti me 10 vetë për shumë minuta, por një gol i Sergio Oliveira me goditje dënimi në shtesën prej 30 minutash i dha kualifikimin portugezëve.

Muri i vendosur u shpërbë duke ja bërë shumë të vështirë portierit Szczęsny, i cili gaboi duke mos arritur që ta mbante topin në duart e tij. Ish-trajneri i bardhezinjve, Fabio Capello ka reaguar ashpër për këtë moment.

“Ky ishte gabim i pafalshëm, në kohën time zgjidheshin lojtarët që vendoseshin në mur dhe aty nuk mund të ishte dikush që kishte frikë nga topi. Ata u trembën dhe u hodhën, duke kthyer shpinën. Kjo është e pafalshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në intervista pas ndeshjes pashë vetëm lojtarë të rinj dhe dolën dhe treguan fytyrën e tyre gjatë momenteve të vështira. Te Juventusi ka disa veteranë, që dalin para kamerave kur fitojnë për të marrë merita. Kur humbin nuk i sheh askush”, u shpreh Capello.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?