Capello: Ronaldo më i miri i Realit, Messi më i miri në botë
Trajneri italian i kombëtares ruse, e ka ironizuar keq fituesin e Topit të Artë, në rivalitetin e tij me lojtarin argjentias të Barcelonës. Cristiano Ronaldo mund të jetë më i miri, por kjo i vlen Realit të Madridit, ndërsa Lionel Messi është më i miri në të gjithë botën. I këtij mendimi është italiani Fabio Capello, i cili prej 3 vjetësh ndodhet në stolin e kombëtares ruse. – “Argjentinasi ka krijimtari në fushë, ka fantazi dhe i shkon direkt portës, kualitete që nuk i kanë të gjithë në botë. Nga ana tjetër qëndron Ronaldo, lojtar me potencë dhe shpejtësi. Portugezi ka goditje të forta, është një goleador i lindur”.
Një mendim nga ish tekniku i Realit të Madridit edhe për të talentuarin Neymar dhe a e shikon Capello, brazilianin në garë me Messin e Ronaldon. – “Eshtë i ri dhe duhet t’i japim kohë. Për mendimin tim, braziliani ka më shumë imagjinatë se Cristiano, por të dy janë mjaft larg nga Messi, i cili ndodhet në një dimension tjetër”. Në fund një koment për Spanjën, që ishte një nga zhgënjimet më të mëdha në Botërorin e Brazilit. Trajnerin Del Bosque e kam mik. Kombëtarja e tij duhet të rikuperohet nga ana morale që të fitojë sërish, por në të njëjtën kohë duhet të kuptojë se nuk mund të fitosh me fanellë. Spanja nuk ka më të njëjtin oreks si më parë,” – thekson Capello
KOHA JONË SONDAZH

