Carabao Cup/ Chelsea dhe Liverpool kalojnë me vuajtje
Mbrëmjen e sotme u zhvilluan tetë ndeshje të vlefshme për raundin e 1/16-ve të Carabao Cup, Kupa e Ligës në Angli. Ka pasur surpriza, emocione dhe gola të shumtë, me fitore të vështira për Chelsea-n dhe Liverpool-in.
Chelsea i Marescës përmbysi Lincolnin pas një ndeshjeje të komplikuar, duke fituar 2-1. Liverpool-i, nga ana tjetër, vuajti deri në fund ndaj Southampton-it, por ia doli të fitojë 2-1 falë një goli të Ekitiké në minutat e fundit, me asist të Chiesës. Francezi u ndëshkua menjëherë më pas me karton të kuq për heqjen e fanellës gjatë festës së golit.
Spektakël i pastër i Brighton-it që shkatërroi Barnsley-n në transfertë me rezultatin 6-0. Fitore bindëse gjithashtu për Wolverhampton-in (2-0 ndaj Everton-it) dhe Wrexham-in (2-0 ndaj Reading-ut).
Rezultatet e plota
Barnsley – Brighton 0-6
Burnley – Cardiff 1-2
Fulham – Cambridge 1-0
Lincoln – Chelsea 1-2
Wigan – Wycombe 0-2
Wolverhampton – Everton 2-0
Wrexham – Reading 2-0
Liverpool – Southampton 2-1
KOHA JONË SONDAZH

