FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ceferin e tepron në komentin e turpshëm për United dhe Juventusin

ROME, ITALY - FEBRUARY 06: UEFA President Aleksander Ceferin and ECA Chairman Andrea Agnelli signing a UEFA and ECA Memorandum of Understanding after the Executive Committee meeting at of the 43rd UEFA congress at hotel Cavalieri on February 6, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Paul Murphy - UEFA)

I pranishëm në Kongresin e UEFA-s, presidenti i federatës europiane Aleksander Ceferin ka folur në lidhje me Super League, teksa e ka tepruar disi në komentin që ka bërë për disa nga klubet duke i sulmuar ashpër.

“Kompeticionet e UEFA-s kanë nevojë për historitë e skuadrave si Atalanta, Celtic, Rangers ose Galatasaray. Na duhen klube të tillë, njerëzit duhet të dinë se gjithçka është e mundur, që të gjithë kanë një mundësi të fitojnë.

Klubet e mëdha të sotme nuk kanë qenë gjithmonë të tillë dhe nuk ka garanci se do të jenë në të ardhmen. Ku ishte Manchester United para Sir Alex Ferguson? E dini të gjithë. Ku ishte Juventus? Ishte në Serinë B”, ka shtuar numri një i UEFA-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse klubet që kontrollonin futbollin dhjetëra vite më parë do të kishin vendosur të krijonin një Super League, si do të kishte qenë? Do të kishin marrë pjesë Nottingham Forrest, il Porto, Crvena Zvezda. Futbolli ndryshon dhe klubet e mëdha sot duhet të kuptojnë se janë të mëdha falë UEFA-s, që ka mbrojtur rivalitetin dhe meritën sportive. Pa UEFA-n, kushedi ku do të ishin”, deklaroi Ceferin. Një koment i turpshëm nga numri një i futbollit evropian, i cili nuk duhet të bëjë gjykime të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?