Çekiçi para miqësoreve: Uellsi dhe Çekia do na tregojnë se ku jemi!
Dy miqësoret e qershorit kundër Uellsit dhe Çekisë do t’u shërbejnë shumë kuqezinjve për të kuptuar se në ç’nivel janë qëndrojnë para rivalëve të Grupit I. Endri Çekiçi, i ftuar nga Edy Reja për Uellsin dhe Çekinë, i jep rëndësinë e duhur këtyre dy miqësoreve, ku sipas tij të gjithë duhet të japin maksimumin.
“Lojtarët e Uellsit dhe të Çekisë vijnë pas një sezoni të gjatë, janë në të njëjtin nivel me Poloninë dhe Hungarinë. Duhet të shohim se ku jemi përballë këtyre skuadrave. Nuk vlerësojmë asnjë skuadër, në këto ndeshje do të japim maksimumin dhe, nëse diçka nuk shkon, do të mundohemi ta rregullojmë kur të na duhen pikët.
Tek ekipi aktual kam luajtur mesfushor qendre ose numër 10. Edhe në Kombëtare e shoh veten në këtë pozicion. Kam biseduar me trajnerin Reja, e di çfarë kërkon nga unë. Në momentin që do të më jepet mundësia, do të bëjë maksimumin për ta bindur që jam këtu për ta ndihmuar skuadrën.
Pa dyshim që më ndihmoi sezoni në Turqi, sepse ky kampionat është më i fortë nga ato që kam luajtur më para, më ka ndihmuar më shumë në aspektin personal. Në Turqi ndihem mirë, por futbollit kurrë nuk i dihet të shohim. Goditjet standarde? Këto dy vitet e fundit i kam shfrytëzuar mirë, shpresoj ta shfrytëzoj edhe në kombëtare’, deklaroi Çekiçi.
KOHA JONË SONDAZH

