Çekiçi: Prej vitesh e prisja ftesën, një ëndërr e bërë realitet!

Endri Çekiçi nuk e fshehu gëzimin e grumbullimit për herë të parë me kombëtaren A. Mesfushori i njohur deklaroi se e kishte pritur prej kohësh ftesën nga Reja, teksa tashmë është gati që të japë më të mirën.

“Kisha vite që e prisja ftesën. Është ëndërr e kthyer realitet. Tani që u plotësua ëndrra, duhet të kem ëndrra të tjera. Që nga dita e djeshme që i jam bashkuar ekipit, duhet ta tregoj pse jam këtu. Mbase trajneri mund të mbështetet tek unë.

Jam i lumtur që jam këtu. Në fillim më erdhi lista e pritjes, nuk e humba besimin për asnjë moment. Po vija pas një sezoni të mirë, e nisa mirë sërish, isha i bindur që në një moment do të vinte ftesa.

Lubjana? Që kur fillova të luaja atje, drejtuesit më dhanë mbështetje maksimale, normalisht ndihesh më i lirshëm. Besoj ka treguar potencialin. Gjithçka ka të bëjë me psikologjinë.

Manaj, Bare, Laçi, Çekici nga Shpresat te Shqipëria? Edhe atëherë te U21 kishim një ekip të mirë. Besoj të gjithë kishim ëndërr të luanim me kombëtaren A. Ja  ku jemi sot, nuk na priste që do të mblidheshim të gjithë së bashku.

Siç e thashë nuk e shikoj ashtu. Që në momentin kur jam pjesë e ekipit, mendoj të jap maksimumin në çdo ndeshje. Qëllimi kryesor është të marr minuta pastaj të vijë dhe goli”, deklaroi Endri Çekiçi.

SHKARKO APP