Celtic fiton titullin e 55 kampion të Skocisë, barazon Rangers
Celtic është kampion i Skocisë për herë të 55-të, duke barazuar numrin e titujve me rivalët historikë të Rangers. E drejtuar nga Brendan Rodgers, skuadra ka siguruar matematikisht trofeun e Premiership-it, duke fituar kampionatin për të katërtin sezon radhazi.
Fitorja spektakolare 0-5 në fushën e Dundee United vulosi suksesin e tyre, me Celtic që këtë sezon ka regjistruar 27 fitore, 3 barazime dhe vetëm 4 humbje në 34 ndeshje. Me 102 gola të shënuar dhe vetëm 22 të pësuar, kampionët kanë dominuar plotësisht këtë edicion.
Pasi siguruan edhe Kupën e Ligës në dhjetor, Celtic tani synon tripletën historike. Ata do të përballen me Aberdeen në finalen e Kupës së Skocisë muajin e ardhshëm, me objektivin për të kompletuar për herë të nëntë një sezon të lavdishëm me të tre trofetë.
KOHA JONË SONDAZH

