FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ç’është ky ekip m***”, Insigne shpërtheu ndaj shokëve pas barazimit ndaj Sassuolos

Napoli nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim 3-3 ditën e djeshme kundër Sassuolos. Minutat e fundit ishin shumë emocionuese. Lorenzo Insigne ktheu në gol një penallti në minutën e 89-të dhe kaloi Napolin në avantazh, por në minutën e pestë shtesë erdhi penalltia për Sassuolon, që gjeti golin e barazimit.

Një gjë e tillë ka acaruar keq kapitenin e Napolit. Goli i pësuar në sekondat e fundit nuk është pritur mirë nga sulmuesi italian.

“Ç’është ky ekip m***“, u shpreh ylli i Napolit, i cili hodhi një shishe dhe shkelmoi tabelat e sponsorëve në hyrje të dhomave të zhveshjes. Për ta qetësuar disa mendoi trajneri Gennaro Gattuso. Ndërkohë, klubi i Napolit ndodhet zyrtarisht në heshtje shtypi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?