FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ç’është ky turp”, del një video e re e sherrit masiv në ndeshjen e të rinjve (VIDEO)

Football Republic dhe Teuta u përballen dje dhe dueli i dy skuadrave U19 u mbyll me një sherr masiv ku u përfshinë futbollistë dhe prindër, ndërkohë që në videon e kthyer virale dëgjohet edhe një grua që bërtet “Ç’është ky turp mo”. Bie në sy fakti që të veshur me jelekët e shkruar “Security” ishin kryesisht djem të rinj, madje ndonjë mund të jetë edhe adoleshent.

E gjithë ngjarja e ndodhur vjen prej organizimit të dobët dhe përgjegjësit dihet kush janë, klubi pritës Football Republic që tenton të kursejë duke mos kontraktuar kompani të specializuara për garantimin e sigurisë, si dhe FSHF që lejon të luhet në kushte të tilla. Në kushtet që autoritetet shtetërore kanë vendosur që aktivitetet sportive të zhvillohen pa praninë e spektatorëve, ndodh gjithë ky sherr.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?