FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çfarë po ndodh? Kroatët shoqërohen nga dy avionë luftarakë rusë

Franca është fituese e Kupës së 21-të të Botës, por Kroacia po quhet gjerësisht si “fituesja” morale.

Kombëtarja ballkanike bëri një kampionat të mrekullueshëm duke shkuar deri në finale, e duke bërë një ndeshje mjaft të bukur, të cilën e humbi vetëm nga episodet.

Gjithsesi, për Kroacinë, vendi i dytë është një arritje historike për këtë shtet të vogël.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tifozët e këtij vendi kanë dalë në rrugët e Zagrebit për të pritur kombëtaren, njësoj si ajo të ishte fituese e Botërorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, kur avioni me kombëtaren kroate u ngrit nga aeroporti i Moskës, ra në sy shoqërimi nga dy avionë luftarakë rusë.

Nuk dihet ende se pse është marrë kjo masë nga forcat ruse të sigurisë dhe nëse ka pasur ndonjë kërcënim konkret./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?