Çfarë po ndodh? Tramazzani befason të gjithë: Sadiku largohet nga Lugano

Armando Sadiku dhe Ezgjan Alioski po e marrin përdore Luganon duke e ngjitur nga vendet e fundit drejt objektivit për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Por forma e shkëlqyer e dy sulmuesve shqiptarë vjen me një kosto për skuadrën, gjë që e pranon me sinqeritet edhe trajneri i ekipit zviceran, Paolo Tramexani.

“Besoj se Ezgjani dhe Armandoja, për një arsye a për një tjetër, do të luajnë edhe vetëm pak kohë te Lugano. Me keqardhje të madhe personale, pasi i konsideroj dy djem të shkëlqyer, them se është e drejtë që ata të synojnë një karrierë të rëndësishme”, u shpreh tekniku italian një ditë pas fitores ndaj Jang Bojs, e katërta radhazi.

I pyetur rreth të ardhmes, Sadiku me një gjysmë buzëqeshje u përgjigj me diplomaci për Radiotelevizionin Zviceran Italian: “Me siguri, nëse jemi ende të gjithë bashkë, vitin tjetër do të luftojmë për pozicione më të larta në renditje. Sidoqoftë tani duhet të përqendrohemi te shtatë ndeshjet e mbetura, mandej të shohim ç’do të ndodhë”. / panorama sport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?