Champions League, pas shortit, favoritët e finales së madhe të Berlinit

Hidhet shorti i UEFA Champions League, me përplasje interesante. Real Madrid, 10 herë fitues i trofeut të Champions League, si dhe kampion në fuqi, synon trofeun e 11-të në historinë e këtij kompeticioni. Përballë madrilenëve do të jetë ekipi gjerman i Shalke 04’, dhe duket se nuk do ta ketë të vështirë për të siguruar një vend, në çerekfinale. Në një nga sezonet e fundit, Reali fitoi 6-1 në “Gelsenkirchen” ndaj Shalkes dhe 3-1 në Spanjë; Cristiano Ronaldo  shënoi katër gola, ndaj edhe këtë sezon spanjollët konsiderohen favoritë. Manchester City-Barcelona, e Çelsi-PSG, përballjet më të forta.PSG lujati ndaj Çelsit sezonin e kaluar  në çerekfinale të Champions dhe klubi londinez përmbysi humbjen 3-1 në ndeshjen e Parisit, për të fituar 2-0 brenda në shtëpi dhe kaloi falë golit në fushë kundërshtare. Përsëritet ndeshja e sezonit 2013/14. Ekipi spanjoll fitoi 2-0 në Manchester dhe 2-1 në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për 1/16-at. Ekipet italiane nuk po tregojnë atë që pritet në këtë kompeticion gjatë viteve të fundit. I vetmi ekip italian në garë, Juventus, kërkon të rikthejë vendin e tij në finalen e munguar. Juve do të jetë përballë Dortmundit, që e mundi 6-1 pas dy ndeshjeve të Kupës UEFA, në vitin 1993, por gjermanët u hakmorën në finalen e UEFA Champions League, katër vitue më vonë, duke fituar 3-1 në Mynih. Bajern dhe Shaktar nuk janë takuar asnjëherë më parë. Edhe Arsenal e Monako nuk janë takuar kurrë më parë. Por Arsen Venger drejtoi Monakon mes viteve 1987 e 1994, duke fituar një titull në Francë (1988) dhe një trofe të kupës (1991). Atlético Madrid, nën-kampione e Europës në fuqi dhe gjermanët e Bajer Leverkusen zhvilluan dy ndeshje që përfunduan në barazim 1-1, në fazën e grupeve të Champions, sezoni 2010/11, dhe do të përballen sërish për një vend të çerekfinale gjatë këtij edicioni. Edhe Porto e Bazel nuk janë takuar kurrë më parë në Champions.

Vlerësimi i UEFA

Janë mësuar tetë çiftet që do të diskutojnë mes tyre, në fillim të vitit 2015, ekipet çerekfinaliste. Gianni Infantino, Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, theksoi para hedhjes së shortit: – “Është e mundur të prashikojmë ekipet që do të takohen në finalen e madhe, e cila do të luhet në “Oympiastadion” të Berlinit më 6 qershor 2015, por ne presim më tepër se kaq, ndeshje fantastike, gola që nuk do të harrohen dhe lojtarë të mëdhenj që ky sezon do të zbulojë,” – u shpreh ai. Kompeticioni më prestigjoz i klubeve në kontinent është futur në fazën më interesante, teksa pas hedhjes së shortit, trofeun pritet ta diskutojnë të njëjtat ekipe, që jemi mësuar t’i shohim vitet e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasador Nderi

Swiss Digital Mobile Reklama

Një fitues i UEFA Champions League me Borussian eDortmund në vitin 1997, Karl-Heinz Riedle, u shpreh se është nderi i madh që ai është emëruar ambasador i këtij edicioni, për finalen e madhe të Berlinit. Ai ishte i pranishëm në hedhjen e shortit, ndërkohë që katër ekipet gjermane që kaluan fazën e grupeve synojnë të avancojnë dhe të jenë në finale, duke qenë se këtë sezon ajo do të luhet në vendin e  tyre. Me siguri, Bajern Mynih mund të mos e humbë këtë shans, si një prej ekipeve favorite për të ngritur trofeun më të lakmueshëm gjatë një edicioni nga klubet europiane.   

 

Champions League

8 çiftet për një vend në çerekfinale

PSG- Chelsea

Man. City- Barcelona

B. Leverkusen- Atlétiko M.

Juventus- Borusia D.

Schalke- Real Madrid

Shakhtar D.- Bajern

Arsenal- Monako

Basel-Porto

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?