Champions League/ Rikthehet superpërballja Real-City, PSG sfidon Chelsea-n

Faza e 1/8-ve të UEFA Champions League vijon sot, me katër ndeshje të tjera që pritet të dhurojnë spektakël dhe emocione të forta në garën për një vend në çerekfinale.

Sfida që tërheq më shumë vëmendje është ajo mes Real Madrid dhe Manchester City. Dy gjigantët e futbollit europian janë përballur shpesh në vitet e fundit dhe çdo duel mes tyre ka prodhuar ndeshje spektakolare. Edhe këtë sezon ekipet janë takuar në fazën e ligës, ku anglezët triumfuan 2-1.

“Los Blancos” synojnë revanshin në këtë përballje të parë, megjithëse do të zbresin në fushë me disa mungesa në formacion. Për madrilenët rezultati pozitiv është i rëndësishëm, duke qenë se ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Angli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër duel shumë interesant pritet të zhvillohet në Francë, ku Paris Saint-Germain pret Chelsea. Parizienët synojnë një fitore të rëndësishme për të eliminuar londinezët, sidomos pas humbjes që pësuan ndaj tyre në finalen e FIFA Club World Cup.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Chelsea ka treguar se di të përballet mirë me ekipet e mëdha dhe do të tentojë të marrë një rezultat pozitiv në transfertën e vështirë në Paris.

Ndërkohë, Arsenali do të luajë një transfertë të komplikuar përballë Bayer 04 Leverkusen. Skuadra londineze e drejtuar nga Mikel Arteta kaloi fazën e ligës me një ecuri të shkëlqyer, duke regjistruar tetë fitore radhazi, por përballë do të ketë një kundërshtar shumë të fortë në shtëpi.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes do të jetë ajo mes Sporting dhe  Bodø/Glimt në Portugali, ku vendasit synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën çerekfinale.

Mund të jetë një grafik i teksti që thotë "EKSKLUZIVISHT tring CHAMPIONS LEAGUE E EMERKURÉ 11MARS|18:45 11 MARS 18:45 LEVERKUSEN นนทรณ SPORT 2 HD ARSENAL 11 MARS 21:00 REAL MADRID Vs O SPORT MAN.CITY CITY MAN 1 HD PARIS SG SPORT 2 HD CHELSEA BODO GLIMT VS SPORT HD SPORTING"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?