Chelsea dhe PSG nisin betejën për të rrëmbyer Hakimin
Achraf Hakimit mund të bëhet pjesë e një tjetër kampionati të rëndësishëm. Për të siguruar shërbimet e mbrojtësit janë Chelsea dhe PSG. Dy klubet janë gati të ofrojnë më shumë se 70 milionë euro.
Tek Chelsea krahët e mbrojtjes janë të blinduara me Chillwell dhe James, por duket se Azpilicueta është drejt largimit pasi spanjollit i ka mbetur vetëm një vit kontratë dhe Hakimi pritet të zërë vendin e tij.
Për sa i takon PSG momentalisht, parisienët janë thjeshtë në fazën e diskutimeve pasi klubi ende nuk ka ndërmarrë hapa konkretë. Deri më tani ata janë shfaqur të gatshëm që të paguajnë deri në 60 milionë euro për shërbimet e marokenit.
KOHA JONË SONDAZH

