Chelsea e ka seriozisht për Leao-n, nisin negociatat për portugezin

Chelsea ka nisur zyrtarisht lëvizjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit portugez të Milanit, Rafael Leao, gjatë merkatos së verës. Pas një sezoni të vështirë për “kuqezinjtë”, drejtuesit e klubit italian thuhet se janë të hapur për të shqyrtuar oferta për një nga yjet më të mëdhenj të skuadrës.

Sipas raportimeve të gazetarit anglez Simon Phillips, klubi londinez është duke intensifikuar interesin e tij për Leao-n dhe tashmë ka nisur bisedimet me menaxherin e tij, Jorge Mendes, për të eksploruar mundësinë e një transferimi.

Leao, i cili këtë sezon ka realizuar 11 gola dhe ka dhënë 11 asistime në 45 paraqitje, vazhdon të jetë një ndër talentet më të kërkuar në Europë. Ai ka kontratë me Milanin deri në vitin 2028, ndërsa në të përfshihet edhe një klauzolë largimi prej 175 milionë euro.

Megjithatë, situata aktuale te Milani dhe dëshira e Chelsea-t për të forcuar repartin ofensiv. Blutë synojnë të përfitojnë nga momenti dhe të bindin si klubin ashtu edhe lojtarin për një kalim në “Stamford Bridge”.

SHKARKO APP