Chelsea fiton me lehtësi 3-0 ndaj Nottingham Forest

Java e 8-të e Premier League nisi me një fitore të pastër të Chelsea-t, që triumfoi 3-0 në transfertë ndaj Nottingham Forest, duke vazhduar momentin pozitiv në kampionat.

Edhe pse trajneri Enzo Maresca ndodhej në tribunë për shkak skualifikimi, skuadra e tij tregoi superioritet të plotë në fushë. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, “Blutë” shpërthyen në fillim të pjesës së dytë:

Acheampong zhbllokoi rezultatin në minutën e 49-të. Më pas  Pedro Neto dyfishoi tre minuta më vonë (52’), ndërsa Reece James vulosi fitoren në minutën e 84-t.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë këtij suksesi, Chelsea konfirmon rikthimin e formës dhe ngjitet në renditje, ndërkohë që te Nottingham Forest gjendja është alarmante. Trajneri Ange Postecoglou ndodhet tashmë në pozitë të vështirë, pasi skuadra e tij ka regjistruar gjashtë humbje dhe dy barazime në tetë ndeshjet e para të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?