Chelsea-Manchester United, Neville: Vë bast, për triumfin e ekipit të van Gaal!

Manchester United do të përballet këtë fundjavë me kryesuesit e Premier League, Chelsea…por Gary Neville beson se “Djajtë e Kuq” mund të fitojnë ndaj çdo ekipi, dhe se vetëm ata janë në gjendje të marrin një rezultat pozitiv në transfertën, përballë Bluve të Londrës. Ish-lojtari i Junajtid, aktualisht analist i “Sky” mendon se të besuarit e Luis van Gaal, janë tashmë ekip i vështirë të mundet. United udhëton të shtunën drejt “Stamford Bridge” me qëllim të fitojë ndaj ekipit të Mourinhos, për të ngushtuar diferencën me kreun dhe për të hapur ndoshta garën për titull. Ekipi i Louis van Gaal ka mundur Tottenham, Liverpool e Manchester City në javët e fundit, duke rritur shanset për ta mbyllur sezonin në katërshen e parë, që është zona Champions. Pas fitoreve të fundit 1-2 ndaj Liverpool, dhe 4-2 me Manchester City,  “Ky është një tjetër test pas Liverpool e City,” – thotë Neville. “Ata kanë treguar javët e fundit se janë ekipi më i mirë në Angli dhe shkojnë në  Stamford Bridge para një testi tjetër të vështirë.” Louis van Gaal ka përdorur sistemim 4-3-3 dhe ky sistem ka nisur të funksionojë perfekt, aq sa për Neville loja e Manchester United është ngjitur në javët e fundit në një standard aq të lartë, saqë nuk është parë ndonjëherë gjatë viteve të fundit në Angli.  Në fillim të kampionatit, van Gaal pati premtuar se i duhej pak kohë që skemat e tij të përshtateshin me ekipin dhe analistët tani po i japin të drejtë. Menachester Junajtid, pas 32 ndeshjeve në Premier League ka 65 pikë, një më pak se Arsenal i vendit të dytë dhe 8 më pak se Blutë e Londrës, që kryesojnë garën. Por edhe në rast fitoreje, duket e vështirë që United të fitojë titullin kampion, pasi Chelsea ka një ndeshje më pak me Leicester, që ndodhet në fund të klasifikimit. Deri në fund, kanë mbetur vetëm 6 javë nga Premier League. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?