Chelsea nuk i ndahet Juventusit

Ekipi Chelsea dhe Juventus, duket se po ndjekin një axhendë të përbashkët sa i përket objektivave në mbrojtje, me londinezët që pas transferimit të Kalidu Kulibali janë vënë pas francezit të PSG-së, Presnel Kimpembe.

Në orët e fundit ka pasur kontakte direkte mes Çelsit dhe Parisit për transferimin e mbrojtësit, me PSG-në që po punon për të mbyllur marrëveshjen me Interin për Milan Skriniarin.

Juventusi e kishte piketuar Kimpemben si zëvendësuesin e mundshëm të De Ligt, i cili është pranë Bajernit, me transferimin e holandezit që ka detyruar “Zonjën” të kërkojë për një zgjidhje të shpejtë në merkato.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?