Chiellini ndalet sërish, dëmtohet në stërvitje para duelit me Dinamon

Giorgio Chiellini po kalon një sezon të mallkuar, teksa nuk ka mundur që të luajë as tre ndeshje radhazi. Kapiteni i Juventusit kishte lënë pas dëmtimin në kofshën e majtë dhe iu bashkua grupit në seancën e djeshme stërvitore, por jo shumë gjatë, pasi në stërvitjen e sotme u ndal sërish.

Sipas klubit torinez bëhet fjalë për një problem në kofshën e djathtë dhe mbrojtësi ndërpreu menjëherë stërvitjen, ndërsa nesër pritet të kryejë ekzaminimet mjekësore, për të parë shkallën e dëmtimit.

Tashmë duket e sigurt mungesa e Chiellinit për ndeshjen e nesërme në Champions ndaj Dinamos së Kievit, ndërsa lajm i mirë për Pirlon është rikuperimi i turkut Demiral.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?