FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Chiesa tregon “sekretin” e formës fantastike te Juventusi

Federico Chiesa është një nga futbollistët më të spikatur te Juventusi këtë sezon. Sulmuesi i afruar nga Fiornetina gjatë verës, ka qenë protagonist me 13 gola dhe 11 asistë në të gjitha kompeticionet. Duke folur për mediat italiane, ai ka zbuluar “sekretin” e momentit shumë pozitiv.

“Unë kam punuar shumë për të mbërritur këtu ku jam. Në sport është puna e përditshme ajo që bën diferencën, nuk ka ndonjë sekret tjetër. Shokët e skuadrës më cilësojnë si një lojtar bujar dhe altruist, më shumë sesa të talentuar.

Sigurisht që talenti nuk më mungon dhe ka kohë që e kam zbuluar, por vlera ime e vërtetë është fakti që jap gjithçka nga vetja, në çdo stërvitje dhe ndeshje. Kur isha më i vogël kam parë shumë talente të jashtëzakonshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata bënin diferencën dhe vendosnin ndeshjet me veprimet e tyre, por nuk ia dolën dot të hidhnin hapin e madh. Unë i fiksuar: dua të rris rendimentin tim nga dita në ditë. Kjo është karakteristika që ka bërë ndryshimin, sot jam pjesë e një prej klubeve më të mëdha në botë“, deklaroi Chiesa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?