Chivu i sinqertë: Ne dhe Milanit na e bënë dhuratë, s’e meritojmë të jemi në Superkupë

Interi zbret në Riad me objektivin për të fituar Superkupën e Italisë, por me vetëdijen se pjesëmarrja në këtë kompeticion vjen falë rregullave të reja dhe jo përmes rrugës tradicionale. Këtë e ka pranuar hapur trajneri zikaltër, Cristian Chivu, në konferencën për shtyp në prag të gjysmëfinales ndaj Bolognës.

“Kemi ambicie për ta fituar trofeun. Formati i ri na ka lejuar të jemi këtu dhe duam të përfitojmë prej tij. Ndoshta nuk e meritonim pjesëmarrjen, si ne ashtu edhe Milani kemi marrë një ‘dhuratë’. Megjithatë, duam ta luajmë deri në fund dhe të mos mendojmë për të kaluarën”, u shpreh Chivu, duke treguar një realizëm të rrallë për një trajner në prag të një gare për trofe.

Tekniku i Interit nuk e ka vënë në diskutim formatin e ri “final four”, madje ka theksuar se objektivi është fitimi i trofeut. Megjithatë, faktet flasin qartë: nga katër skuadrat pjesëmarrëse në Arabinë Saudite, vetëm dy kanë ardhur si fituese. Napoli, kampion i Italisë, dhe Bologna, fituese e Kupës së Italisë, përfaqësojnë modelin klasik që për dekada ka legjitimuar pjesëmarrjen në Superkupë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi është kualifikuar falë vendit të dytë në kampionat, ndërsa rasti i Milanit është edhe më i veçantë: kuqezinjtë kanë siguruar biletën për në Riad si finalistë humbës të Kupës së Italisë, në një sezon ku kampionatin e mbyllën në vendin e nëntë. Nëse Superkupa konsiderohet pjesë e sezonit sportiv të mëparshëm, entuziazmi për disa prej pjesëmarrësve është i kufizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?