Chivu: Sucic duket si 30 vjeç, të lumtur që e kemi në ekip
Pas ndalesës humbjes ndaj Napolit, trajneri i Interit, Cristian Chivu, është rikthyer te fitorja në mënyrën e tij, me dominim dhe gola të shumtë. Skuadra zikaltër triumfoi 3-0 ndaj Fiorentinës, duke kënaqur tifozët që u rikthyen në Curvën e San Siros për të mbështetur ekipin.
Në intervistën e dhënë për Inter TV, trajneri rumun tha: “Kishim detyrimin të reagonim. Kjo është një skuadër e fortë, me dëshirë për të qenë vendimtare dhe për të çuar përpara një sezon të ri me sukses. Sot (dje) bëmë gjithçka siç duhet për të marrë fitoren.”
Chivu u pa duke festuar me shumë emocion pas golit të Sucic, dhe sqaroi: “Unë e përjetoj ndeshjen në mënyrën time. Kur shënohet, duhet festuar, sepse një gol i tillë të jep energji dhe kuptim. Jam shumë i lumtur për tifozët tanë.
Sucic është një mesfushor i plotë, i ri, me shumë cilësi. Duket shumë më i pjekur se mosha e tij, nuk të jep përshtypjen e një lojtari 22-vjeçar, por të një 30-vjeçari. Jemi të lumtur që e kemi në skuadër.”
KOHA JONË SONDAZH

