CIES/ Mbappe lojtari më i shtrenjtë në botë, e ndjek Sterling dhe Salah

Observatori i futbollit CIES pas ndërrimit të viteve ka përditësuar listën me vlerën e futbollistëve, ku natyrisht që më i shtrenjti mbetet sulmuesi i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe me një vlerë prej 265.2 milionë eurosh.

Në këtë renditje, janë plot 20 lojtarë, vlera e të cilëve e kalon shifrën e 100 milionë eurove dhe nga këta, vetëm dy janë pjesë e Serisë A, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku.

Vlera e argjentinasit është rritur ndjeshëm këtë sezon dhe aktualisht sipas CIES ai vlen 115.7 milionë euro, duke u renditur në vendin e 10, ndërsa Lukaku në vendin e 19 me 100.2 milionë euro.

Portieri me vlerën më të lartë mbetet ai i Liverpoolit, Alisson Becker me 77 milionë euro, qendërmbrojtës është Van Dijk me 93 milionë euro dhe mbrojtës krahu Alexander-Arnold me 110.5 milionë euro.

SHKARKO APP