Cikalleshi jep asist, por humbet penallti te skuadra e Konyaspor (VIDEO)

Sokol Cikalleshi ka dhuruar një asist në fitoren momentale të Konyaspor 1-2 ndaj Erzurumit në transfertë, e vlefshme për Superligën e Turqisë. Sulmuesi kavajas ka dhuruar një super asist gjatë golit të parë në minutën e 9-të me autor Millosheviç.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare depërtoi mjaft bukur në krahun e majtë dhe i dha një pasim perfekt pranë zonës për Millosheviç i cili realizoi golin e parë. Në minutën e 36-të, Cikalleshi kishte shansin që të shënonte nga pika e bardhë, por ai e dërgoi topin shumë jashtë kuadratit.

https://twitter.com/i/status/1378665405691088896

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?