City fiton pastër ndaj Crystal Palace, nesër feston titullin nëse dështon United (VIDEO)

Manchester City afrohet edhe më shumë me titullin kampion, teksa mund të festojë që nesër nëse rivali i qytetit, Manchester United nuk fiton ndaj Liverpool.

“Qytetarët” ia dolën të marrin një tjetër fitore, këtë herë 0-2 në transfertën londineze ndaj Crystal Palace, duke u ngjitur në kuotën e 80 pikëve, teksa i kanë mbetur ende edhe 4 ndeshje për të luajtur.

Pas një pjese të parë pa gola, Manchester City shënoi dy gola të shpejtë me Agueron e Ferran Torres në minutat 57-të dhe 59-të, duke vulosur suksesin, ndërsa tani mund të përqendrohen plotësisht te gara në Ligën e Kampionëve, ku po luajnë gjysmëfinalet me Paris Saint Germain.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?