FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

City fiton pastër ndaj Leicester, më pranë titullit kampion (VIDEO)

Manchester City është gjithnjë e më pranë titullit kampion, teksa mbrëmjen e sotme ka fituar pastër 2-0 ndaj Leicester. Pjesa e parë ishte me një ritëm më të ulët sesa pritej, teksa kërcënuan dy herë me De Bruyne nga goditja e dënimit dhe Mahrez në një zbritje të shpejtë, por në të dy rastet Schmeichel bëri mirë detyrën e tij.

Sfida u zhbllokua në minutën e 58-të, kur mbrojtësi francez Benjamin Mendy arriti që të realizonte në portën Schmeichel. Më pas trajneri Guardiola hodhi në fushë edhe anglezin Sterling, që në minutën e 74-t shërbeu saktë për brazilianin Gabriel Jesus, i cili mposhti për herë të dytë portierin e Leicester dhe vulosi suksesin për “qytetarët”. Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Manchester City u ngjit në kuotën e 74 pikëve, plot 17 më tepër se United i vendit të dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?