City mund me lehtësi United në derbin e parë, pranë finales në Carling Cup (VIDEO)

Manchester City hipotekon finalen e Kupës së Ligës (Carling Cup), teksa ka arritur një fitore të thjeshtë 3-1 në “Old Trafford ndaj Manchester United. Pjesa e parë do të ishte e gjitha për t’u harruar për vendasit që luajnë shumë keq, duke i dhënë mundësinë “qytetarëve” që të shënojnë 3 herë.

Në minutën e 17-të, Bernardo Silva shënoi një super gol me një goditje nga distanca që do të përfundonte në trekëndësh. Portugezi d të bëhej protagonist edhe në minutën e 33-të, teksa dha një asist magjik për Mahrez. Algjeriani shmang De Gea-n dhe më pas e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë.  Skuadra e Guardiolës nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 39-të shënoi edhe golin e tretë, falë një autogoli të shënuar nga Andreas Pereira.

City uli ritmin në pjesën e dytë, dukë i dhënë mundësinë vendasve që të shënonin golin e nderit. Në minutën e 70-të, Marcus Rashford merr një top në zonë dhe me një lëvizje të shpejt arrin që ta dërgojë topin në cepin e portës së mbrojtur nga Bravo. Në këtë mënyrë sfida e kthimit më 29 janar do të jetë thjeshtë një formalitet për ekipin e Guardiolës. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP