City prezanton mbrojtësin brazilian: Dua të lë gjurmë këtu!

Manchester City firmos me mbrojtësin brazilian, Vitor Reis. “Qytetarët” kanë paguar 30 milionë euro, në arkat e Palmeiras. Reis ka luajtur 2 ndeshje për Palmeiras U-20, ndërsa me skuadrën e parë është aktivizuar në 18 takime.

“Jam i emocionuar për t’iu bashkuar Manchester City, një prej klubeve më të mëdha në botë. Të gjithë kanë parë arritjet e mahnitshme në sezonet e fundit dhe unë dua të lë gjurmën time teksa ne kërkojmë më shumë trofe.

Të punosh me Pep Guardiola është diçka që çdo lojtar i ri dëshiron të bëjë dhe e di që ai mund të më ndihmojë të bëhem lojtari më i mirë që mund të jem.

Swiss Digital Desktop Reklama

City, gjithashtu ka shumë përvojë në punën me futbollistë brazilianë dhe bashkimi me lojtarë si Ederson dhe Savinho në skuadër do të jetë një ndihmë e madhe për mua”, tha Vitor Reis.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?