City shpartallon West Ham-in në duelin e parë, Sterling shënon tripletë (VIDEO)

Manchester City e ka nisur me një fitore spektakolare 5-0 sezonin e ri në Premier League. Kampionët në fuqi kanë shkatërruar West Ham, në një ndeshje ku është dashur disa herë ndërhyrja e VAR. Ndeshja do të zhbllokohej në minutën e 25-të, teksa pas një aksioni spektakolar të Walker në krahun e djathtë, Gabriel Jesus është në vendin e duhur për ta devijuar në rrjetën e portës kundërshtare.

 

Në fillimin e pjesës së dytë, Kevin De Bruyne bën gjithçka mirë duke shërbyer në minutën e 51-të për Sterling, i cili është vrastar përballë portierit Fabianski. Një minutë më pas sulmuesi anglez bëhet sërish protagonist, por këtë herë duke shërbyer për Gabriel Jesus që e ka të thjeshtë për të shënuar, por arbitri e anuloi pas vendimit të VAR për pozicion të parregullt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sterling gjithsesi do të shënonte në minutën e 75-të, me një parabël të bukur brenda zonës. 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt, City fitoi një penallti që u kthye në gol nga Aguero në tentativën e dytë, pasi u ndihmua edhe nga VAR që anuloi 11-metërshin e parë që e humbi. Në minutën e 93-të, Sterling shënoi golin e tretë në këtë ndeshje duke marrë topin në shtëpi pas ndeshjes. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?