‘Çmendet’ Reali, 115 milionë Euro për këtë super-sulmues. Largohet Bale?

Real Madrid është i gatshëm të thyejë sërish rekordin e transferimeve botërore. Drejtues të “Los Blancos” janë duke planifikuar për të transferuar Eden Hazard ndaj të cilit raportohet se do të shpenzohet 100 milionë sterlina ose e thënë ndryshe plot 116 milionë Euro, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

Çfarëdo që të ndodhë në finalen e Champions Leagues, kampionët spanjollë janë të vendosur për të përmirësuar skuadrën e Zinedine Zidane.

Nëse arrihet me sukses kjo transfertë atëherë Hazard ka kërkuar një vend titullarin në formacionin e Zidanes dhe mes shumë mundësi do të largohet njëri prej sulmuesve: Benzema, Bale ose Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej janarit 2017 dhe deri tani janë zhvilluar tre takime mes dy palëve por marrëveshja ka ngecur vetëm te oferta e Realit ndaj Chelseas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që më parë Ronaldo ka dalë kundër këtij transferimi pasi nuk preferon sulmuesin belg në “Santiago Bernabeu”.

/ SYRI.net /

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?