Çmenduri për Bayern-PSG/  Avullojnë biletat në “Allianz Arena”, shkojnë deri në 8 mijë euro

Atmosfera për gjysmëfinalen e kthimit në Champions League mes Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain ka arritur kulmin, teksa pritja për sfidën vendimtare në Allianz Arena po shoqërohet me një interes të jashtëzakonshëm nga tifozët.

Pas ndeshjes së parë spektakolare të mbyllur me rezultatin 5-4, mbi 3.700 mbështetës të PSG-së pritet të jenë të pranishëm në Mynih për përballjen e së mërkurës në mbrëmje. Sektori i dedikuar për tifozët miq është shitur në kohë rekord, duke reflektuar entuziazmin e madh që ka prodhuar kjo përballje.

Ndërkohë, për ata që nuk arritën të sigurojnë një biletë në rrugë zyrtare, alternativa e vetme mbetet tregu i zi, ku çmimet kanë kapur nivele të paprecedenta. Sipas raportimeve, një biletë kushton nga 1.400 deri në 8.000 euro, duke e bërë pothuajse të pamundur për shumë tifozë të jenë pjesë e këtij spektakli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshira për të qenë në stadium, megjithatë, mbetet e madhe. Disa tifozë kanë zgjedhur udhëtime rrufe nga Parisi drejt Mynihut, duke përballuar orë të gjata në rrugë vetëm për të ndjekur ekipin e zemrës. Të tjerë, më optimistë, shpresojnë në një rezultat historik për PSG-në në tokën gjermane, pas disfatave të viteve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, ka edhe nga ata që po mendojnë më tej, duke kërkuar tashmë destinacione të mundshme për finalen, mes tyre edhe Budapest, nëse skuadra franceze arrin të kalojë këtë pengesë të madhe.

De 1 400 à 8 000 euros... Après la victoire du PSG au match aller face au  Bayern, les prix flambent sur les plateformes de revente

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 1251 (54.9%)
Jo 1029 (45.1%)

Vota totale: 2280