“Çmenduria” e Hamilton, modelja kineze ofendohet rëndë prej tij

Kampioni i Formula 1, bëhet protagonist i një ngjarje aspak të hijshme, pas suksesit të fundit në Shangai.  Arti i festimit me shampanjën që derdhet lumë në podiumin e Formula 1 ka marrë një kthesë të shëmtuar. Piloti Lewis Hamilton është vënë në qendër të kritikave pasi lagu me shampanjë në fytyrë një nga modelet e pranishme në përfundim të Çmimit të Madh të Kinës. Shumica e “viktimave” të këtij “krimi” mund të përpiqen të kapin flluskat e pijes, por modelja aziatike duket shumë e ofenduar nga veprimi i pilotit të Mercedes. 
Përdorues të shumtë të rrjeteve sociale e kanë kritikuar Hamilton, duke i vendosur edhe epitete të ndryshme, ndërsa të tjerë e kanë mbrojtur.  Aktivistja Rox Hardie, e shoqatës “Object”, kundër seksizmit, e ka cilësuar veprimin e pilotit si “ofendues” dhe i ka kërkuar atij që t’i kërkojë falje vajzës. 
Nga ana e tij, piloti duket se nuk është aspak i shqetësuar. Ndoshta po pushon pas garës së Shangait, ku u përplas me shokun e skuderisë Nico Rosberg, i cili i kritikoi strategjinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?