Çmimi i Madh i Kinës, Mercedes dominon provat, Lewis Halimton niset i pari
Kampioni i botës në fuqi, Lewis Hamilton do të niset nesër nga vendi i parë, në garën e Çmimit të Madh të Kinës të Formula 1. Piloti britanik i Mercedesit regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare të së shtunës, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, gjermanin Nico Rosberg. Rezultatet e provave zyrtare të Çmimit të Madh të Kinës. Ky është pole position-i i tretë në tre garat e para për kampionin në fuqi të Formulës 1. Në vend të tretë doli Sebastian Vettel me Ferrari. Menjëherë pas tij, dy makinat Williams, me Felipe Massa dhe Valteri Bottas, të cilët lanë pas Ferrarin tjetër të finlandezit Kimi Raikkonen. Daniel Ricciardo, Romain Grosjean, Felipe Nasr dhe Marcus Ericsson plotësojnë dhjetëshen e parë. Vetëm në vend të 17 dhe 18 njëvendëshet McLaren. Jenson Button dhe Fernando Alonso nuk arritën dot të kalonin raundin e parë të kualifikueseve, duke treguar se binomi McLaren-Honda është ende shumë larg funksionimit.
KOHA JONË SONDAZH

