FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ç’ndodhi mbrëmë me Presidentin e Tiranës Refik Halili, forca të shumta policie rrethojnë shtëpinë e tij

Forca të shumta policie janë parë në zonën ku banon Presidenti i Tiranës, Refik Halili në rrugën e “Dibrës” në kryeqytet. Më herët policia kishte marrë informacion se pas përfundimit të ndeshjes Skënderbeu-Tirana tifozët e Tiranës do të shkojnë për të protestuar përpara baneses së Presidentit të klubit.

Tifozët kanë kërkuar dorëheqjen e tij brenda 48 orësh. Për këtë arsye policia e Tiranës dhe forcat Shqiponja kanë shkuar pranë rrugës së Dibrës për të shmangur incidentet. Tifozët pritet të protestojnë dhe para Bashkisë.

Pas një kohe të gjatë jashtë stadiumeve, Kupa e Shqipërisë, riktheu në impiantin e “Elbasan Arenës” tifozët më të zjarrtë të Tiranës, “Tirona Fanatics”. Mbështetësit bardheblu nuk mund t’a linin këtë rast për të mos shpalosur kritikat etyre ndaj kreut të klubit, Refik Halilit, të cilin e akuzojnë si fajtorin kryesor të rënies së Tiranës për herë të parë në histori në Kategorinë e Parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?