Conceicao bën gati mini-revolucionin, nxjerr në shitje 5 futbollistë

Milani po punon edhe për merkaton e dalje. Kyle Walker është një transferim i kryer, por nuk do të jetë i vetmi.

Për t’i hapur rrugë afrimeve të tjera, kuqezinjtë duhet të largojnë disa nga futbollistët që nuk janë pjesë e planeve të stafit teknik.

Sipas raportimeve në Itali, klubi ka nxjerrë në shitje pesë futbollistë. Bëhet fjalë për Okafor, Jovic, Loftus-Cheek, Chukëueze dhe Emerson-Royal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri Conceicao do të pranonte largimin e secilit nga futbollistët e sipërpërmendur, ndërsa pret përforcime për pjesën e dytë të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?