Conference League/ Fiorentina mundet nga Betis, Chelsea nuk gabon

Fiorentina ka dalë e mundur nga gjysmëfinalja e parë e Conference League, duke humbur 2-1 ndaj Betisit në Sevilla. Megjithatë, ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit më 8 maj në “Artemio Franchi”.

Golat për skuadrën spanjolle u shënuan nga Ezzalzouli në minutën e 6-të dhe Antony në të 64-ën, duke i dhënë një avantazh të rëndësishëm Betisit. Gjithsesi, Ranieri arriti të shënojë për Fiorentinën në minutën e 73-të, duke mbajtur gjallë shpresat e skuadrës së drejtuar nga trajneri Palladino.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, Chelsea dominoi ndaj Djurgarden, duke fituar me rezultatin bindës 4-1 dhe duke hedhur një hap të madh drejt finales.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?