Conte bën gati lamtumirën nga Interi, ndarja do të jetë konsensuale
Zhvillime të bujshme në shtëpinë e Interit, teksa Antonio Conte po përgatit largimin e madh. Është çështje orësh, ndoshta ditësh, që palët të bien dakord për ndarjen me mirëkuptim. i Suning nuk ka ndërmend ta shkarkojë, por as Conte nuk e mendon dorëheqjen. Ka mbetur vetëm një vit në kontratë dhe duhet gjetur gjuha e përbashkët.
Hendeku mes kërkesave ambicioze të trajnerit puljez për programimin e së ardhmes dhe asaj që ofron presidenti Steven Zhang është i madh. Drejtuesit e lartë të klubit zikaltër e kanë bërë të qartë nevojën për shkurtimin e pagave dhe hyrjen në merkato për të siguruar një plusvalencë, çka do të thotë se tifozët e Interit nuk duhet të presin investime të mëdha.
Madje shitja e një lojtari me peshë konsiderohet domosdoshmëri për të rregulluar bilancin. E ardhmja e Antonio Contes, në këtë pike, duke përjashtuar një ndryshim të menjëhershëm, do të jetë larg Milanos dhe, sipas të gjitha, gjasave edhe larg Italisë. Nuk përjashtohet mundësia që 51-vjeçari të marrë një vit pushim. Gjithsesi, në tryezë janë hipotezat angleze, Tottenhami dhe Manchester United, nuk mund të përjashtohet as pista që e dërgon te Real Madridi.
KOHA JONË SONDAZH

