FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Conte: Bologna ekip agresiv, ta nisim aty ku e lamë!

Trajneri i Interit, Antonio Conte zhvilloi sot konferencën e zakonshme para duelit me Bolognën. Italiani u ndal gjerë e gjatë tek kundërshtari i radhë si dhe kërkoi nga ekipi që ta rifillojë kampionatin aty ku e la me Torinon.

“Do të jetë e rëndësishme të rifillojmë në mënyrën e duhur. Sigurisht që do të duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj Bolognës, pasi do të luajmë kundër një ekipi që ka një trajner të shkëlqyer si Sinisa Mihajlovic. Ata luajnë një stil agresiv të futbollit dhe ne po përgatitemi për këtë. Të gjithë lojtarët janë kthyer dje dhe po përpiqemi që të jemi në formën tonë më të mirë.

Ne duhet të përpiqemi dhe të fillojmë atje ku i lamë gjërat kundër Torinos. Nuk është kurrë e lehtë kur kthehesh nga pauza e kombëtareve, por përsëri lojtarët e dinë që nuk kanë shumë kohë. Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të punojmë. Rokadat në duelet e ardhshme? Përpiqem të bëj zgjedhjet e duhura dhe me ekuilibër. Ndonjëherë kam të drejtë e ndonjëherë jo, por unë kërkoj që të gjithë lojtarët të jenë të gatshëm kurdoherë”, u shpreh Conte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?