FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Conte: Bukur t’i japësh fund mbretërimit të Juventusit!

Antonio Conte është gjithnjë e më pranë titullit kampion me skuadrën e Interit, teksa do të thyejë hegjemoninë prej 9 titujsh radhazi të Juventusit. Strategu i Interi është shfaqur mëse i lumtur pas suksesit të radhës ndaj Sassuolos.

“Do të ishte diçka e bukur t’i japësh fund mbretërimit të një skuadre që fiton prej 9 vitesh, por është e paevitueshme që nga tani e deri në fund të sezonit, do të ketë tension pasi topi peshon më shumë. Lautaro dhe Lukaku punojnë bashkë prej shumë kohësh, e dinë se çfarë pozicionesh duhet të mbajnë dhe e bëjnë shumë mirë, pasi lëvizin gjithmonë të sinkronizuar.

Dua të vlerësoj edhe Alexis Sanchez, nuk mund të them që po e penalizoj, pasi meriton të luajë edhe ai, por duke parë se çfarë bëjnë Lautaro dhe Lukaku ai është një alternativë e rëndësishme, Shihet kur hyn në fushë, ka karakteristika të ndryshme, është me teknik”, deklaroi Conte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?