FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Conte flet pas largimit: Çfarë rrugëtimi, kthyem Interin atje ku i takon!

Antonio Conte ka folur për herë të parë pas largimit me konsensus nga skuadra e Interit. Ai ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij në Instagram. Trajneri italian falënderon të gjithë për kontributin e dhënë me fanellën zikaltër dhe thekson me krenari se ia dolën të thyejnë mediokritetin dhe të rikthejnë Interin aty ku i takon.

“Çfarë rrugëtimi në këto dy vite. Çdo ditë u bëmë më të fortë, si individ dhe lojtarë. Vendosmëri, kurajë dhe sakrificë. Arritëm të thyenim mediokritetin logjik. Ia dolëm të risillnim titullin kampion që mungonte prej 11 vitesh, por mbi të gjitha, risollëm Interin aty ku i takon, për historinë dhe traditën që ky klub ka.

Faleminderit çdo personi që dha kontributin e tij që diçka e tillë të përmbushej. Për shkak të pandemisë ka qenë një vit i vështirë për të gjithë ne, por mbështetja e tifozëve ndaj kësaj skuadre nuk mungoi kurrë. Imazhet e festimit të kupës me tifozët do t’i kujtoj gjithmonë. Faleminderit!”, shkruan ish tekniku zikaltër.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?