FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Conte rekordmen në Seria A, lë pas Mourinhon dhe Allegrin

Sezoni fantastik i Interit në Seria A u kurorëzua në mënyrën më të mirë të mundshme me titullin kampion, që mungonte në vitrinën e trofeve zikaltër prej 11 vitesh. Ecuria e skuadrës e ka një protagonist dhe ai është padyshim Antonio Conte. Strategu italian fitoi një tjetër kampionat, të katërtin në Itali pas tre me Juventusin, duke u shndërruar në një ekspert për të fituar titullin e Seria A. 51-vjeçari drejton prej kohësh në nivele të larta, për t’u bërë edhe trajneri më i mirë në historinë e Seria A. Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe statistikat, me Conte që ka mesataren më të mirë të pikëve të grumbulluara.

Në 184 ndeshjet në drejtimin e Atalantas, Juventus e Inter, Conte ka marrë 415 pikë me një mesatare prej 2.26 pikësh për ndeshje. Natyrisht një dorë e ka nga ky sezon, pasi Inter ka grumbulluar 82 pikë në 34 ndeshje, me 2.4 pikë për ndeshje.

Pas Conte gjendet blerja më e re e Serie A, Jose Mourinho. Trajneri i ri i Romës ka një mesatare prej 2.18 pikësh për ndeshje, rekord që e ka vendosur gjatë periudhës kur drejtonte Interin. Podi i këtij klasifikimi interesant plotësohet nga Massimiliano Allegri. Italiani gjendet prej kohësh pa skuadër, gjithsesi në 394 sfidat e drejtuara nga pankina e Cagliarit, Milan e Juventus, Allegri ka grumbulluar 803 pikë, për një mesatare prej 2.04 pikësh për ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?