FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Conte: Titull fantastik, dalja nga Championsi ishte vendimtare!

Antonio Conte është arkitekti i rikthimit të zikaltërve te titulli kampion pas 11 vitesh. Strategu italian është shfaqur shumë i lumtur pas këtij suksesi që vjen katër javë para fundit të kampionatit.

“Ky është një nga sukseset e mia më të rëndësishme në karrierë. Momenti më vendimtar ishte java kur dolëm nga Championsi, kur kishte kritika të ekzagjëruara. Nuk ishte e thjeshtë, sepse ishte një grup djemsh jo të mësuar për të qenë kompetitiv.

Kemi qenë shumë të zotë dhe të bashkuar, për të kaluar këto kritika të ekzagjëruara, për të qenë më të fortë. A do të qëndrojë tek Interi? Do të kem kohën e nevojshme për të bërë atë që bëra, tani dua ta shijoj titullin. Mungojnë edhe 4 ndeshje, kemi fituar kampionatin katër javë para fundit, kjo është fantastike. Juve-Inter? Do të shkojmë për të luajtur dhe kaq, Do të jetë kënaqësi që të kthehem në Juventus Stadium si kundërshtar”, deklaroi Conte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?