Covid-19 ndryshon planet e Milanit, ja vendimi për ndeshjen me Cagliarin

Milan luan nesër ndeshjen e rradhës në Serie A, në transfertën e Cagliarit, me një synim të vetëm: fitoren dhe titullin kampion dimri.

Por trajneri Stefano Pioli mori një lajm shumë të keq, një ditë para ndeshjes, teksa dy titullarët, Hakan Çalhanoglu dhe Theo Hernandez rezultuan pozitiv me Covid-19 dhe si pasojë e kësaj, humbasin ndeshjet e ardhshme.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e “Djallit” kanë marrë një vendim të papritur dhe jashtë planeve.

Skuadra kuqezi nuk do të udhëtojë ditën e sotme drejt Sardegnas, siç ndodh zakonisht, por do të qëndrojnë në Milano.

Është vendosur që të gjithë, të kryejnë edhe njëherë tamponët, para se të nisen për ndeshjen.

Skuadra do të niset ditën e nesërme në mëngjes drejt ishullit, pasi te kenë marrë përgjigjen e të gjithë tamponëve.

Cagliari-Milan, e vlefshme për javën e 18 të Serie A është programuar për tu luajtur nesër në ora 20:45.

SHKARKO APP