Cristiano Ronaldo shënon një “perlë” që po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Cristiano Ronaldo po i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës historike të 1.000 golave, duke vazhduar të shkruajë faqe të reja në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Në javën e 5-të të Kampionatit të Arabisë Saudite, ylli portugez shënoi golin e 949-të në karrierë, një kombinim i realizimeve me klubet dhe ekipin kombëtar.

Në përballjen mes Al-Nassr dhe Al-Fateh, që përfundoi me fitoren e madhe 5-1 për skuadrën e Riadit, Ronaldo reagoi menjëherë pas humbjes së një penalltie, duke realizuar një gol spektakolar me këmbën e djathtë nga jashtë zonës, në minutën e 60-të.

Megjithëse ndeshja kishte nisur e barabartë (1-1), Al-Nassr mori kontrollin total falë një tripleteje të Joao Felix, ndërsa francezi Kingsley Coman shtoi edhe ai emrin në listën e shënuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
EVERY ANGLE | Cristiano Ronaldo's 949th Career Goal | ⚽🐐

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?