Cuadrado ndryshe nga Dybala, bën gati rinovimin me Juven me ulje page
Krejt ndryshe nga Dybala dhe Bernandeschi, situata e Juan Cuadrados te Juventusi ka një tjetër tablo. Futbollisti kolumbian shumë shpejt do të nënshkruajë një marrëveshje të re.
Corrierre dello Sport shkruan se Juventus nuk do ta ushtrojë klauzolën për zgjatjen automatike për një tjetër sezon. Palët janë në bisedime për të rinovuar me kushte të tjera.
Cuadrado është i gatshëm të pranojë një pagë nën 5 milionë euro. Aktualisht për anësorin ofrohen 3.5-4 milionë euro në sezon, plus bonuse.
KOHA JONË SONDAZH

